Shpend Ahmeti kritika partive politike për gjendjen me Covid: Sot 14, nesër sa?

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar partitë politike për gjendjen aktuale të Covidit-19 në vend. Ai ka thënë se askush s’po ndien përgjegjësi për këtë situatë dhe është dashur të kërkohet falje.
“Kur partitë pa përjashtim (bashkë edhe me mjekët brenda partive) injoruan Covidin totalisht në fushatë, arsyetimet ishin banale – thjesht thonin se ju duhen takimet me qytetarë që në përkthin i bie “na duhen votat”. Akuzat e ndërsjella për këtë temë konsideroheshin debate politike të fushatës.
Dje në Kosovë ishin 14 viktima nga Covidi brenda një dite. Katërmbëdhjetë në NJË ditë. A ka fije përgjegjësie nga dikush, së paku të kërkojë falje? Si kanë mundësi të flasin për çkado tjetër para se ta bëjnë këtë gjë?
Apo t’i numërojmë e rinumërojmë njiherë e mandej merremi me të. Thjesht po trajtohet si çështje numrash. Sot 14, nesër sa” shkruan Ahmeti në reagim./Indeksonline/