75 Mall Live Search
16:41 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / Blerim

Gjukanoviç: Mali i Zi gjithmonë shihet nga politika si pjesë e “Serbisë së Madhe”

Presidenti i Malit të Zi në një tribunë ka drejtuar akuza ndaj Serbisë, që bashkë siç ka thënë ai i ndihmuar edhe nga forcat e brendshme nga ata që duan të tradhtojnë pa asnjë turp ta paraqesin si një virtyt modern demokratik, i cili fatkeqësisht ka një gjenezë tjetër në Malin e Zi nga Andrija Radoviç te Andrija Mandić, transmeton gazeta malazeze Vijesti.

“Ne jemi dëshmitarë të vampirizimit të politikës së viteve 1990 me ambiciet e fshehura të forcave retrogradë për të arritur qëllimet e tyre nga ajo kohë sot me mjete të tjera. Fatkeqësisht, Mali i Zi është në qendër të shumë planeve dhe projekteve shtetërore, gjë që shihet si një pjesë e rëndësishme e botës serbe dhe një frazë e re për projektin e Serbisë së Madhe. Ne e dimë shumë mirë se cili ishte roli i Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe në përgatitjen dhe realizimin e ofensivës së fundit të këtij koncepti historikisht të vjetëruar gjatë zgjedhjeve parlamentare në gusht të vitit të kaluar”, theksoi Gjukanoviç

Ai këto deklarime i bëri në fushatën për zgjedhjet lokale në Nikshiq.