75 Mall Live Search
21:17 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

Albulena Haxhiu thotë se qeveria Kurti do t’i ketë 64 deputetë

“Unë besoj që qeveria  do t’i ketë 63 apo 64 deputetë, pa listën serbe, as nuk do të kemi takime me ta për të marrë mbështetjen e tyre për qeverinë tonë”. Kështu po deklaron ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo duke folur në kanal10 ka shtuar se nuk do të ketë marrëveshje me listën serbe për krijimin e qeverisë.

Sa i përket pozitës se ku do të jetë Haxhiu, ajo thekson se ende nuk është diskutuar.

“Ende nuk ka vendim se kush ku do të jetë”, ka thënë ajo