75 Mall Live Search
21:23 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

Kalon në Kongresin e Amerikan projektligji i Biden për COVID-19

Projektligji i propozuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për t’i ndihmuar amerikanët pas pasojave të shkaktuara nga virusi COVID-19 ka kaluar pengesën më të madhe këtë të mërkurë.

Plani, i cili kap vlerën e 1.9 trilionë dollarëve është miratuar nga Kongresi Amerikan, duke pasë kundër të gjitha votat e republikanëve.

Pas këtij hapi, ky projektligj do të shkojë në tavolinën e Biden për t’u nënshkruar nga ai.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se presidenti do ta nënshkruajë projektligjin të premten, shkruan BBC.