75 Mall Live Search
11:20 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

Vaksinohet luani i shumëpërfolur në Kosovë, në pritje të një jetë më të mirë

Luani i shumëpërfolur në Kosovë, Gjoni, vazhdon të qëndrojë në kushte jo të favorshme jetese. Që nga koha kur luani Gjoni është konfiskuar, autoritetet përkatëse në Kosovë kanë qenë të angazhuara në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm të cilat mundësojnë shpëtimin dhe transferin e luanit Gjoni, jashtë Kosovës.

“Bear Sanctuary Prishtina” njofton se kanë ofruar që luanin Gjoni ta dërgojnë në një strehimore të maceve të mëdha.

“Në përgatitjet që ky transfer të jetë i mundshëm, ekipi ynë ka vizituar Gjonin javën e kaluar për kontrollë veterinare dhe për ta vaksinuar. Luani në Kosovë është mbajtur në izolim dhe ilegalisht që nga nëntori 2019, por për shkak të procedurave gjyqësore dhe rrethanave politike transferimi i luanit Gjoni jashtë Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë i vështirë, dhe deri tani nuk kemi mundur ta realizojmë deri tani. Ne jemi në pritje të lajmit që transferi i luanit Gjoni për t’u vendosur në një mjedis ku do t’i ofrohet jetë më e mirë, të ndodhë shumë shpejt”. thuhet në njoftim./Indeksonline/