Biden pritet ta nënshkruaj projektligjin për COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, këtë të enjte do ta nënshkruajë projektligjin e propozuar nga ai për t’i ndihmuar amerikanët pas pasojave të shkaktuara nga virusi COVID-19.
Plani i cili kap vlerën 1.9 trilionë dollarëve të shtunën ishte kaluar në Senatin Amerikan, ndërsa dje kaloi edhe në Kongresin e SHBA-së.
Ky projektligj ka kaluar vetëm me vota pro të demokratëve, pasi republikanët të gjithë votuan kundër.