75 Mall Live Search
19:41 / E Premte, 12 Mars 2021 / OSH

Meta: Sado që në dukje të parë të dielën zgjedh vetëm kryetarin, aty vendoset fati i viteve të ardhshme, jo vetëm i LDK-së…

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, Bardhyl Meta përmes një postimi të gjatë ka folur në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen në LDK të dielën, ku do të zgjedhet lideri i ri i partisë.

Meta ka shkruar se të dielën nuk zgjedhet vetëm kryetari, por edhe fati i viteve të ardhshme dhe jo vetëm i LDK-së, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

“Ndrysho” – MOTO E KUVENDIT TË LDK-ës!

Beteja me vetveten!

Sot, në LDK, nuk është koha për te ndej indiferent, e për të bërë të pa anshmin e sehirxhiun, ngase LDK është në një hendek.

Kuvendi i LDK-ës, sado që në dukje të pare të Dielën zgjedh vetëm Kryetarin, në t ‘vërtetë, aty vendoset fati i viteve të ardhshme, jo vetëm i LDK-ës…

Aktualisht LDK ka një beteje, por nga më të vështirat, ngase është beteja me vetveten. Me vetveten dhe mangësitë organizative, strukturore, programore e të dialogut publik me të zhgënjyerit për shkak të kthesave të saj të shpeshta e të shpejta, në të cilat s’arrinte ta përcillte as votuesi më besnik, si dhe, veçanërisht, për shkak të politikave katastrofale kadrovike në Degë e Nëndegë, ku tarafe lagjesh ia filtronin e përcaktonin partisë, edhe superstrukturën dhe elitën qendrore reprezentative!

Kjo sfidë e radhës, edhe pas 14 Marsit, kërkon angazhimin e pa interes personal, të të gjithëve elitave intelektuale, kulturore e politike të Lidhjes Demokratike (ato të sotmet dhe djeshmet e pardjeshmet) – në procesin e shoshitjes dhe zbardhjes së përgjigjeve sa më konkrete – karshi të gjitha sfidave që ka LDK me vetveten, sikurse edhe të atyre që kanë të bëjnë me mirëqenien dhe të ardhmen e vendit. Te angazhohen dhe flasin e debatojnë publikisht, edhe përkundër faktit se janë mënjanuar e lanë në periferi të strukturave. Dhe pse jo, pa asnjë hezitim, të marrin edhe anë për kandidatët që i shënjojnë si më të duhurit, për kohën dhe rrethanat.

Ndryshimi!

Perceptimi që kishte qytetari Kosovarë për LDK-ën e Shkurtit të vitit 2021-i, duhet pare drejt n’sy, e jo ti shmangemi përballjes me idenë “se qytetarët e votuesit tonë janë vënë në lajthitje – ndërkohë që e vërteta qenka krejt tjetër”!

E vërteta (“për subjektin”) në politikë, është perceptimi që kanë qytetarët (votuesit) për atë subjekt, dhe jo perceptimi që kanë strukturat për vetveten.

LDK-ja e sotme, duhet ta ndryshojë veten, që ta ndryshojë perceptimin e qytetareve dhe ta rifitojë, me të drejtë, besimin e tyre.

Zaten, pa e ndryshuar vetveten dhe sjelljet e saj, LDK, s’mund të pretendojë që ta realizojë misionin e saj burimor, që ta ndryshojë dhe forcojë Kosovës, shtetin, drejtësinë dhe demokracinë në vend.

Andaj, ne s’guxojmë ta devijojmë debatin. S’bëhet më fjalë, se detyra e Kuvendit qenka që një Kryetar të dorëhequr, ta zëvendësojë me një tjetër.

Çështja – e reduktuar vetëm në aktin 10 sekondash të rrumbullakimit të një emri për kryetar partie –  s’përcaktohet nga interesi Juaj personal se “cilin nga kandidatët e keni më shoq dhe helbete Ju ofron në ekip” – ndërkohë që LDK – edhe për shkak të këtij mentaliteti të etabluar (kryesishtë) – ka marr rishtazi flakareshe tronditëse e ndëshkuese nga votuesit (me shumë gjasë edhe me mos votim nga vet anëtarë strukturash) të saj, si rezultat i pritshmërive të pa përmbushura…

Strukturat e ngjizura partiake të tarafeve të stërkequra nga badihavxhinjë të lagjeve, se patën zgjedhë për Delegat të nëndegës së Dragodanit as Dr. Prof. Fehmi Aganin, i cili atë botë ishte Nënkryetar Partie dhe më i afërti i presidentit Rugova, por Rugova si thoshte as Aganit dhe as Intelektualëve të tjerë, siç bënë LDK tash e sa vite – “shko anëtarësohu në nëndegën në Matiçan, merr pjesë në debatet e çajtores, pastaj rahmeti tyre të delegojnë dhe flasim…

Rrethana e sotme e LDK-ës, kërkon në fakt një debat të gjerë e të sinqertë në të gjitha nivelet, por ja që vendimi për Kryetarin e ri, duhet të merret shpejtë, të Dielën, dhe shumë kujt si vogëlsisë sime, s’na mbetet tjetër, përveç se të bëjmë apel:

“Ndrysho veten dhe voton tande – që t’ndryshojë LDK”, ky është apeli i kohës – ngase pa e ndryshuar mentalitetin, kulturën politike dhe qasjen Tuaj karshi Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elitave që duhet t’I prijnë asaj – LDK dhe perceptimi (Vota qytetare) për te – s’ka asnjë gjasë të ndryshojë!