75 Mall Live Search
12:15 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / B O

Haradinaj-Stublla: Skema kriminale funksionoi, në pritje të së vërtetës

Pas çertifikimit të rezultateve nga KQZ, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar me anë të një shkrimi në rrjetin e saj social Facebook.

Ish-ministria e Punëve të Jashtme ka shkruar që me sot “u varros e vërteta e vullnetit qytetar”.

Ajo ka mohuar kategorikisht incizimin dhe shkrimin ndaj saj duke i bërë thirrje publike kryeprokurorit të Prishtinës, që të zbardhë gjithcka.

Më tutje statusi i plotë nga Meliza Haradinaj-Stublla.

SKEMA KRIMINALE FUNKSIONOI…
… për të më njollosur rrënjësisht mua dhe familjen time, dhe për të tjetërsuar rezultatin që u certifikua sot sipas planit duke varrosur të vërtetën e vullnetit qytetar!
Incizimi i inskenuar e i sponzorizuar, që u publikua ditë më parë, që u interpretua nga pseudo-portalet sipas dëshirës së porositësve, se kinse bashkëshorti im implikohet në bisedat e ulëta që zhvilloheshin në atë video 30 minutëshe, përmban tregues të mjaftueshëm e të bindshëm për inskenimin e dobët teatral që bëri banda kriminale sponzorizuese e kësaj fushate denigruese KUNDËR MEJE.
Por, t’i kthehemi substancës:
Tani që u raportua se dy veglat e krimit të videos kanë dalë para drejtësisë, skenari dhe porositësit e tij besoj fuqishëm se përfundimisht do të zbardhen me zbulimin e identitetit të protagonistit të tretë X1 (dhe mendoj kryesor) të video-inskenimit. I bëj thirrje publike Kryeprokurorit të Prishtinës Kujtim Munishi, i cili apostrofohet nga personi i tretë në këtë video publike në minutin 25:10, që të deklarohet se nëse ekziston lidhja e tij me këtë person, nëse e ka takuar siç po pretendohet në video, dhe kush është ai. Personi i tretë zbardhë gjithçka… madje edhe porositësin ‘politik’ që ka udhëzuar inskenimin e kësaj videoje, dhe ka kurdisur votat në QNR!
Faktet janë kokëforta, dhe e vërteta është brutale.
Në pritje të saj…