75 Mall Live Search
15:25 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

Ramdani: Është humbje e hidhur!

Feronikeli ka triumfuar sot në ndeshjen e zhvilluar ndaj Prishtinës në stadiumin, “Rexhep Rexhepi”.

Me rezultatin 2:0, Nikli shënoi fitore të madhe përballë Prishtinës në kuadër të xhiros së 25’të në Superligë, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramdani i cili tha se është humbje e hidhur.

“Patjetër që pas 17 ndeshjeve është humbje e hidhur. Kjo ndikon në aspektin psikologjik, ndeshja ishte e barabartë, fusha ishte e vështirë, në Drenas është vështirë të marrësh tre pikë. Pak na pamundësoi ndeshja defansive që është meritë e Feronikelit. Këtë humbje duhet ta harrojmë shpejtë, sepse pas tre ditësh kemi ndeshjen ndaj Feronikelit në Kupë”, tha fillimisht ai në Art Sport.

“Kemi eksperiencën e duhur brenda ekipit dhe tani duhet të shohim përpara.”

Në fund ai nuk dëshiroi të komentojë derbin e nesërm mes Ballkanit dhe Dritës, që zhvillohet nga ora 13:30 në Suharekë.

“Ne humbëm takimin e sotëm, s’kemi çfarë të presim nga ndeshja Drita-Ballkani, s’jam as tifoz i Dritës, as i Ballkanit”, përfundoi Ramadani.