75 Mall Live Search
17:08 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / OSH

Për tre muaj, Anglia ka vaksinuar mbi 20 milionë qytetarë

Më shumë se 21 milionë doza vaksinimi janë dhënë deri tani në Angli, sipas shifrave të fundit zyrtare, njofton BBC.

Të dhënat e përkohshme treguan se një total prej 21.187.615 vaksinash anti-COVID u dhanë midis 8 dhjetorit dhe 12 marsit për qytetarët anglezë. 

Nga këto, 20.111.189 ishin doza e parë e një vaksine, ndërsa 1.076.426 ishin dozë e dytë.

Anglia përdor dy lloje të vaksinave, Pfizer dhe atë të AstraZenecas.

Vetëm Izraeli ka arritur të jap më shumë vaksina për kokë/banori sesa Anglia në të gjithë botën.