75 Mall Live Search
09:37 / E Diele, 14 Mars 2021 / Blerim

Arrijnë delegatët e Lipjanit të prirë nga Imri Ahmeti

Delegatët e LDK-së nga Lipjani kanë arritur në Kuvendin e LDK-së, që për pak minuta do të fillojë punimet për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Disa prej delegatëve të kësaj partie janë pozicionuar ndaj kandidaturës së Lumir Abdixhikut, si të preferuarin e tyre për kryetar të LDK-së.

Kuvendi i kësaj partie sipas protokollit të paraparë do të fillojë në ora 10:00.