Kreu i opozitës ruse, Navalny u zhvendos në burgun famëkeq

Udhëheqësi rus i opozitës, Alexey Navalny u zhvendos në një burg famëkeq, disa ditë pasi ai i dha fund një periudhe karantine, para fillimit të dënimit gati tre-vjeçar, transmeton Indeksonline.
Navalny është në koloninë penale numër 2 në rajonin Vladimir rreth 100 kilometra në lindje të Moskës, sipas një postimi në Instagram të tij të hënën. Kampi i punës ka një reputacion të ashpër midis ish të burgosurve, i njohur si një burg në të cilin rojet kontrollojnë të gjitha aspektet e jetës, raporton Bloomberg.
“Nuk e kisha idenë se ishte e mundur të ndërtohej një kamp i vërtetë përqendrimi 100 kilometra nga Moska“, shkroi Navalny.
“Videokamerat janë kudo, të gjithë shikohen dhe ata bëjnë një raport për shkeljen më të vogël. Unë mendoj se dikush lart lexoi ‘1984’ të Orwell dhe tha, “ah, cool, le ta bëjmë atë.” “
Navalny tha se ai ishte mirë dhe nuk ka parë asnjë dhunë në objektin e ri, por është zgjuar disa herë gjatë natës nga një roje për t’u regjistruar sepse ai konsiderohet si një rrezik shpëtimi./Indeksonline/