Barcelona shënon fitoren e radhës, mesazh të qartë Atletico Madridit!

Klubi i Barcelonës ka vazhduar me fitore në La Liga.
Katalunasit arritën të shënojnë fitore me rezultat 4:1 kundër Huescas, transmeton Indeksonline.
Golat për Barcelonën i shënuan: Lionel Messi x2, Oscar Mingueza dhe Antoine Griezmann.
Kurse për Huescan shënoi Rafael Mir nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, Barcelona i afrohet në 4 pikë liderit të La Ligas, Atletico Madrid./Indeksonline/