Peja shtohet me femra

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar raportin 24-orësh, shkruan Indeksonline.
Në atë raport thuhet se gjatë kësaj periudhe kohore kanë lindur 4 foshnje, të gjitha të gjinisë femërore.
Po ashtu janë kryer 11 operacione, 227 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta, 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Postimi i plotë:
11 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
351 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,094 analiza.
227 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 2 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, të gjitha të gjinisë femërore.
Aktualisht 78 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 57 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 6 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.