75 Mall Live Search
10:53 / E Martë, 16 Mars 2021 / A. M.

Demi-Murtezi: Personi me aftësi të kufizuar shembull në Gjilan, bën punë vullnetare!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi ka publikuar disa fotografi të një personi vullnetar, me aftësi të kufizuar, në Gjilan.

Sipas saj, ky person kontribuon për pastërtinë e qytetit dhe po ashtu jep shembullin më të mirë qytetar për të gjithë.

“Gjilanasit e njohin, por për ata që nuk e njohin ju tregoj se ky është Avdil Ibishi, falë punës dhe përkushtimit të të cilit parku i qytetit në Gjilan gjithmonë është i pastër.

Ky zotëri nuk e refuzon punën, me gjithë kufizimin shëndetësor me të cilin është sprovuar, as nuk viktimizohet e as nuk ofendon. Ka gjetur alternativë dhe kontribon për pastërtinë e qytetit dhe po ashtu jep shembullin më të mirë qytetar për të gjithë ne.

Qytetarët përmes politikës e organizatave të ndryshme të shoqërisë civile duhet të angazhohen për meritokraci e të drejta të barabarta për të gjithë pa dallim, pa qenë arrogantë e pa pritur një datë fiktive për të bërë një shfaqje”, ka shkruar ajo në Facebook. /Indeksonline/

May be an image of street, tree and road
May be an image of standing and outdoors