E konfirmon klubi zviceran: Betim Fazliji ftohet te Kosova

Mbrojtësi, Betim Fazliji, është ftuar nga Bernard Challandesi për ndeshjet e muajit mars.
Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë 3 ndeshje gjatë këtij muaji. Fillimisht do të luajë ndaj Lituanisë (miqësore), pastaj ndaj Suedisë dhe Spanjës – ndeshje të vlefshme për kualifikimet në kupën e botës “Katari 2022”, shkruan IndeksOnline.
Dalëngadalë ka filluar të zbulohet lista e futbollistëve.
Skuadra nga Zvicra, St. Gallen përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar ftesën e Challandesit për mbrojtësin, Fazliji.
Fazliji pritet të jetë i gatshëm për tri takimet./IndeksOnline.