Holanda dhe Belgjika formojnë ligë të përbashkët në futboll, fillon nga viti 2022

25 klube profesionale kanë votuar në favor të krijimit të ligës së përbashkët në futboll midis Belgjikës dhe Holandës.
Liga e është emërtuar BeNEliga.
Sezoni i parë e kësaj lige të përbashkët do të startojë në kampionatin 2022-2023, ndërkaq sezoni 2021-22 do të përcaktojë ekipet pjesëmarrëse.
Pak javë më parë, presidenti i UEFA-së, Aleksander Çeferin, pati deklaruar se institucioni kryesor i futbollit nuk do të pengojë inciativën e vendeve që dëshirojnë të themelojnë ligë të përbashkët, shkruan Indeksonline.
Ka disa vjet që klubet shqiptare kanë shprehur dëshirën që të themelohet një ligë futbolli me ekipe nga Shqipëria dhe Kosova, por ende nuk ka asnjë inciativë konkrete nga federatat përkatëse.
/Indeksonline/