Hoxhaj: PDK e vendosur që të jetë opozitë

Kreu i Partisë Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj para mbledhjes së Këshillit drejtues të partisë ka bërë të ditur se kjo është një mbledhje që PDK mban çdo tre muaj.
Është një traditë që Partia Demokratike e Kosovës të mbaj mbledhje çdo tre muaj, e mbledhjen e fundit e kemi mbajtur në muajin dhjetor, shkruan Indeksonline.
“Jemi mbledhur të diskutojmë për zgjedhjet e 14 shkurtit e të bisedojmë se si në si Parti Demokratike do të duhej të dalim me një koncept të ri, se si të i qasemi qytetarit, se si të bashkëpunojmë me mediat me shoqërinë civile”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka shtuar se Partia Demokratike do të jetë një opozitë e vendosur dhe do të jetë një front demokrati i qeverisë që do të formohet javën e ardhshme.
Kjo mbledhje nuk është asgjë tjetër vetëm një analizë e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka shtuar Hoxhaj./Indeksonline