Aksidenti në Duhël, një person i lënduar
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/03/Capture-38.jpg)
Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident në Duhël të Suharekës.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënës i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Si pasojë e këtij aksidenti, një person është lënduar.
“Në ora 19:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë drejtimi Suharekë-Duhël, të përfshira në aksident janë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar”.