75 Mall Live Search
11:36 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

Për 24 orë, Policia shqiptoi 609 gjoba për shkelësit e masave antiCOVID-19

Gjatë 24-orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar një numër të madh të gjobave për shkelësit e masave antiCOVID-19.

Sipas raportit të PK-së, thuhet se policia ka shqiptuar 609 gjoba në bazë të Ligjit për COVIDIN-19, transmeton Indeksonline.

Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar 709 raste të reja me COVID-19 dhe tetë raste të vdekjes, kurse numri i rasteve aktive është 11.379. /Indeksonline/