Haradinaj për qëndrimin rreth zgjedhjes së presidentit: Sot s’kam një përgjigje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ende nuk ka dhënë ndonjë qëndrim nëse partia e tij do të qëndrojë në Kuvend kur në rend ditë do të jetë zgjedhja e presidentit.
I pyetur për këtë në konferencën e shtypit pas takimit që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, Haradinaj u shpreh se sot nuk ka një përgjigje .
Kujtojmë se PDK-ja ka vendosur të mos e përkrahë për presidente Vjosa Osaminin.
I pyetur se a do të qëndrojnë në sallë gjatë zgjedhjes së presidentit, Haradinaj tha se sot nuk ka një përgjigje të tillë.