75 Mall Live Search
14:56 / E Enjte, 18 Mars 2021 / C E

Fillon falsifikimi i vaksinave, autoritet meksikane sekuestrojnë doza të rreme të “Spuntik V”

Autoritetet meksikane kanë kapur një grumbull dozash të rreme të vaksinës ruse “Spuntik V”.

Vaksina e falsifikuar antiCovid është kapur gjatë ditës së sotme, ka njoftuar Fondi Rus i Investimeve Direkte, përgjegjës për eksportet e ilaçit, shkruan Indeksonline.

“Më herët sot autoritetet meksikane kapën një grumbull vaksinash të disenjuara dhe të paketuara si ‘Sputnik V’,” tha Fondi i Pasurisë Sovrane- RDIF.

“Analiza e fotografive të grupeve të sekuestruara, përfshirë hartimin e kontejnerëve dhe etiketave, sugjeron që ajo është një substancë e rreme, e cila nuk ka asnjë lidhje me vaksinën origjinale”, tha fondi në një deklaratë. /IndeksOnline/

Burimi i lajmit