Batatina thur lavde për lojtarët: Veliu do të jetë Milot Rashica i dytë!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka folur pas ndeshjes ndaj Trepçës ’89.
Ekipi i Llapit u kualifikua në gjysmëfinale në Kupën e Kosovës duke e mposhtur 2 me 1 ekipin mitrovicas, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes, Batatina u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij.
“Mendoj se duhet të lidhemi te pjesa taktike e ndeshjes. E kemi ditur se na pret një sfidë e vështirë. Nuk është lehtë ta mposhtësh Trepçën në shtëpi. E kemi bërë maksimumin. Llapi ka vite që financohet nga kjo kryesi, kemi skuadër solide. Mendoj se ne kemi synime dhe kjo është Kupa e Kosovës. Në gjysmëfinale duhet të jemi të vëmendshëm. Llapi i ‘legjendave’, i Vokrrit, etj – e meritojnë që të shkojë trofeu në Llap. Sot ishte një ndeshje e mirë. Ajo që më bëri përshtypje, ishte drejtësia që u gjykua në fushë nga gjyqtarët”, ka thënë Batatina
Trajneri llapian, gjithashtu u shpreh i lumtur me paraqitjen e lojtarit, Valmir Veliu. Ai tha se Veliu do të bëhet Milot Rashica i dytë!

“Valmir Veliu do të jetë Milot Rashica i dytë. Është një nga futbollistët më të mirë në Superligë. Ai shënoi një gol të mirë”, theksoi Batatina.
/IndeksOnline/