‘Myzhde’, në Komunën e Podujevës kurorëzohet futbollisti i Prishtinës

Futbollisti i Prishtinës, Alban Muçiqi, djali i këngëtarit, Afrim Muçiqi, është kurorëzuar sot gjatë ditës në Komunën e Podujevës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline
“Sot kisha kënaqësinë dhe nderin e veçantë të ishadëshmitar në kurorëzimin e çiftit të ri, sportistit Alban Muçiqi dhe Anita Visokës, që u bë në Komunën e Podujevës. E urova çiftin e ri, për shëndet të mirë, fat dhe mbarësi në jetën bashkëshortore”, shkruhet në njoftimin e Bulliqit.