Komandanti i KFOR-it takim virtual me Myftiun Naim Tërnava

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Franco Federici, ka pasur konferencë virtuale me Myftiun e Kosovës Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës.
“Diskutimi i tyre u përqendrua për aktivitetet e ndihmës sociale që KFOR-i do të zhvillojë për të ndihmuar bashkësitë lokale për situatën shëndetësore, me pandeminë e vazhdueshme të COVID-19”, ka shkruar misioni i KFOR-it në Facebook.
Ata gjithashtu riafirmuan besimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë të gjatë dhe ata lanë takim për një bisedë tjetër.