Vrasja në Deçan/ Pamje nga një kënd tjetër, Shaban Gogaj dukej i nervozuar para se ta vriste Tetajn

Një video e re, nga një këndë tjetër, është publikuar nga vrasja në Deçan.
Nga videoja e re, shihet që Shaban Gogaj ishte i nervozuar pas bisedës që kishte pasur në telefon, transmeton Indeksonline.
Pas bisedës, Gogaj nxjerr armën dhe shtien në drejtim të Agonis Tetajt. Ndryshe, vrasja e të riut që kishte ndodhur më 23 të vitit 2018, të martën nga vepra penale “Vrasje e rëndë” është ricilësuar në “Vrasje nga pakujdesia”.
Për këtë shkak, babai i viktimës Agonis Tetaj, Isuf Tetaj, ka akuzuar prokurori i rastit i cili e ka ricilësuar veprën, Agron Uka, se ka manipuluar dhe nuk ka vënë drejtësi në rastin e vrasjes së të riut.
Pas kësaj, ka reaguar Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ka vendosur të ndërrohet prokurori i rastit, e po ashtu ka kërkuar të merren masat e duhura ndaj prokurorit Agron Uka./Indeksonline/