75 Mall Live Search
21:54 / E Enjte, 18 Mars 2021 / A. A

Ylli kosovar i Bundesligës e refuzon Shqipërinë!

Stafi i kombëtares së Shqipërisë po vazhdon të lobojë në arenën ndërkombëtare për të bindur futbollistët me prejardhje shqiptare që ta përfaqësojnë fanellën ‘kuqezi’.

Në shënjestrën e përzgjedhësit italian Edoardo Reja është mesfushori Elvis Rexhbeçaj.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që ndihmës trajneri i Shqipërisë, Hamdi Salihi e ka telefonuar Rexhbeçajn duke kërkuar takim me futbollistin dhe familjën e tij në Gjermani.

Përmes një mesazhi të gjatë (që e posedon redaksia jonë), Salihi është munduar ta josh mesfushorin e Kolnit dhe ta bindë që të luaj për Shqipërinë.

Megjithatë, Rexhbeçaj nuk ka pranuar ftesën e ‘kuqezinjve’. Vlen të theksohet që Federata e Futbollit të Kosovës e ndjek mesfushorin që luan në Bundesligë, që disa vite.

Por 23-vjeçari ende nuk ka bërë zgjedhjen definitive për kombëtaren që do ta përfaqësojë.

/Indeksonline/