Inspeksioni e dënon me para punonjësin që ua mate temperaturën formalisht nxënësve, ndërsa i mbyllën sytë para tubimeve të partive

Është dënuar me 200 euro punonjësi i një shkolle në Prizren, pasi që ua mati formalisht temperaturën nxënësve, si masë preventive ndaj COVID-19.
“Matja e temperaturës me termometër dixhital tek nxënësit e shkollave për mbrojtjen e tyre nga pandemia COVID-19 është e rregulluar me Ligjin antiCOVID andaj duhet zbatuar! Kësaj radhe gjobë mandatore si udhërrëfim që rastet e tjera të njëjta të mos përsëriten”, ka shkruar ai.
Javët e fundit ka pasur rritje enorme të numrit të rasteve me koronavirus.