Laporta fillon punën fuqishëm, kontakton Railoan për lojtarin që po e duan të gjithë

Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta ka fillur menjëherë punën që ta rikthej klubin në majat e futbollit.
Sipas mediumit “Sport”, Laporta gjatë ditës së djeshme ka kontaktuar me agjentin e njohur, Mino Raiola, transmeton Indeksonline.
Laporta e ka pyetur Raiolan në lidhje me një transferim të mundshëm të super sulmuesit të Dortmund, Erling Haaland.
Siç raporton mediumi spanjoll, Raiola i ka thënë Laportas se transferimi është i vështirë por i mundshëm.
Pas largimit të Luis Suarez, Barcelona po vuan për një sulmues që luan në pozitën 9./Indeksonline/