UEFA: FC Drita, skuadra më e mirë kosovare!

UEFA gjatë ditës së djeshme ka publikuar renditjen e skuadrave më të mira në Evropë.
Sipas kësaj renditje, FC Drita është skuadra më e mirë kosovare, transmeton Indeksonline.

Klubi nga qyteti i Gjilanit ka gjithsej 3500 pikë dhe gjendët në pozitën e 296-të.
Pas Dritës, skuadra e dytë më e mirë kosovare sipas UEFA-s është FC Prishtina me 2250 pikë dhe pozicionohet në vendin e 356-të.
Ekipi i tretë më i mirë nga Kosova është KF Feronikeli me 1500 pikë dhe gjendet në vendin e 387-të.
Gjilani dhe Trepça 89 gjenden në pozitat 413 dhe 414. “Skifterat” kanë 1000 pikë, kurse “Minatorët” kanë 500 pikë./Indeksonline/