Këto kompani fituan tenderin mbi 4 milionë euro për Tregun e ri të Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për dhënien e kontratës për Tregun e ri të qytetit, shkruan IndeksOnline.
Kryetari Shpend Ahmeti kishte planifikuar të shpenzoj 5 524 160,12 euro për këtë treg.


Operatorët ekonomik që kanë fituar këtë tender janë Rexha Sh.p.k.; Arhiko .ING O.P.; NPN Euroing SH.P.K, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit, vlera e përgjithshme e kontratës është 4 382 782,86 euro.

Kjo kontratë është nënshkruar më 16 mars./IndeksOnline/

