75 Mall Live Search
19:23 / E Diele, 21 Mars 2021 / A. A

Batatina e quan veten ‘babgjysh i futbollit’, ka një premtim për llapjanët

Llapi shënoi një fitore të rëndëishme rezultat 4-3 kundër Arbërisë. Trajneri Tahir Batatina ka reaguar në Facebook me një mesazh drejtuar tifozëve të ekipit.

“Llapi rrezikohet të bie nga Superliga vetëm nëse Tahir Batatina nuk ekziston më në këtë botë” ka shkruar Batatina.

Ky është postimi i plotë i kryetrajnerit llapjan.

Llapjanë të dashur,

Ju bëj thirrje të qëndroni të qetë se babgjyshi i futbollit iu ka treguar se në ‘top 5shen’ e parë do jemi dhe se K.F. “Llapi” rrezikohet të bie nga Superliga vetëm nëse Tahir Batatina nuk ekziston më në këtë botë, përndryshe unë së bashku me ju do ta komandojmë gjithmonë Superligën ?

Urime fitorja e sotme “Legjenda”, urime Kryesisë, urime futbollistëve që me krenari po e mbajnë fanellën e shenjtë të Llapit dhe të Gollakut.

I juaji

Tahir Batatina

/Indeksonline/