Tërhiqet edhe Djokoviqi, numri 1 në botë mungon në turneun e Majemit

Pas Roger Federerit e Rafael Nadalit në turneun “Masters 1000”, në Majemi do të mungojë edhe Novak Djokoviqi.
Tenisti serb, numri 1 në botë, ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale nuk do të luajë në turneun e parë “Masters” të vitit për shkak se ende nuk ka rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në grand slam të “Australian Open”. Turneu që zhvillohet në Florida nis, më 24 mars.
“Të dashur fansa. Më vjen keq t’ju bëj me dije se nuk mund të luaj në turneun e Majemit. Vendosa të përdorja këtë kohë të vyer që kam në dispozicion për të pushuar më shumë dhe të qëndroj me familjen time. Me gjithë këto kufizime anembanë botës preferoj të qëndroj në shtëpi, duke u përpjekur që të gjej një ekuilibër. Mezi pres të rikthehem në Majemi vitin tjetër”, tha Djokoviqi.