Ibrahimovic me kërkesa pas rikthimit në kombëtare, ia kërkon një futbollistit numrin e fanellës

Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic në kombëtaren e Suedisë ka bërë bujë të madhe në botën e futbollit.
Por, Ibra me t’u kthyer në kombëtare ka pasur një kërkesë nga futbollisti, Alexander Isak, transmeton Indeksonline.
Në konferencë për media, Ibra ka treguar se ia ka kërkuar Isakit numrin 11 të fanellës.
“E pyeta atë nëse mund ta kem numrin 11. Alexander më tha mua: ‘Mund ta kesh. Por dua të ma kthesh kur të dalësh në pension pas 6 apo 7 viteve”, u shprehë Ibra.
Futbollisti i Milan do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/