75 Mall Live Search
22:21 / E Hënë, 22 Mars 2021 / OSH

Szunyog uron Kurtin: Jemi gati të thellojmë bashkëpunimin BE – Kosovë

Albin Kurtin për pozitën e re si shef i eksekutivit të vendit e kanë uruar ambasador e figua të larta diplomatike. Në mesin e tyre edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog .

Ai ka thënë se Zyra e BE’së në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë progresin e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj.

“Urime kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës, Albin Kurti. Jemi gati të thellojmë bashkëpunimin BE-Kosovë, për një qeveri të hapur dhe efektive që adreson me shpejtësi çështjet me rëndësi jetike për Kosovën. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë progresin e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj”, ka shkruar Szunyog në Tëitter