Mehaj pranon detyrën nga Quni

Është bërë dorëzim-pranimi i detyrës nga ministri Anton Quni te ministri i ri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Quni i ka dorëzuar dokumentet e rëndësishme Mehajt i cili me profesion është ushtarak dhe i ka treguar për punët që janë kryer dhe ato që janë në proces.
Ministri Mehaj është nga Isniqi i Deçanit, por ka shërbyer në misione të huaja nën komandën e ushtrisë së Norvegjisë./IndeksOnline/