Shqipëri: 11 të vdekur dhe 303 raste të reja nga COVID 19

Ulet numri i rasteve të reja me COVID në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë shënuar 303 raste të reja nga 3461 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me këtë sëmundje 11 qytetarë, konkretisht 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Shkodra, moshave 48-91 vjeç.
Janë shëruar 651 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 86,497 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 394 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 3,461 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 51,690 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 112 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Kavajë dhe Mirditë, 10 raste në Durrës dhe Elbasan, 8 raste në Tropojë, Vlorë, 7 raste në Fier, Devoll, Lushnje, 6 raste në Berat, Sarandë, Gramsh, 5 raste në Peqin, 4 raste në Kurbin, Mallakastër, Ura Vajgurore, Këlcyrë, 3 raste në Kukës, Delvinë, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kuçovë, 2 raste në Lezhë, Has, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Pukë, Kamëz, Kolonjë, Libohovë .