Dikush ua vë flakën mbeturinave në kontinier në Aktash!

Në lagjen “Aktash” në komunën e Prishtinës dikush ua ka vënë flakën mbeturinave në kontinier pranë rrugës kryesore.
Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet një kontinier me mbeturina duke u djegur para pak minutash.
Kujtojmë se, KRM ”Pastrimi” lut qytetarët çdoherë që të jenë më të ndërgjegjshëm pasi në vazhdimësi po hasin në probleme gjatë operimit të përditshëm në bartjen e mbeturinave./IndeksOnline/