75 Mall Live Search
21:52 / E Martë, 23 Mars 2021 / OSH

Lumir Abdixhiku për dorëzimin e detyrave të zyrtarëve të LDK-së: Dhanë shembull në skenën politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falenderuar zyrtarët e kësaj partie Kryeministrin, Ministrat, Zëvendësministrat e stafin politik për dorëzimin e detyrës në mënyrë të dinjitetshme, shkruan IndeksOnline.

Abdixhiku thotë se me dorëzimin e detyrave të tyre pasardhësve politik treguan klasë e respekt.

“Falenderoj të gjithë zyrtarët e LDK-së, Kryeministrin, Ministrat, Zëvendësministrat e stafin politik që sot me dinjitet dorëzuan detyrat e tyre pasardhësve politik. Treguan klasë e respekt. LDK, me këtë kulturë dha shembull në skenën politike dhe institucionale të Kosoves.

I falenderojë të gjithë, gjithashtu, për shërbim ndaj vendit në kohë aspak të lehtë”, tha ai./indeksOnline/