Radhë të gjata për një vulë apostile para MPJD-së, s’respektohen masat anti-Covid

Para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve, të cilët kanë pritur për t’u pajisur me vula apostile.
Edhe pse në kohë pandemisë, shumë qytetarë nuk ishin ta pajisur me maska, por as nuk respektohej distanca.
Ismet Makolli nga Drenasi, tha se ky grumbull qytetarësh u bë pasi që u lajmëruan se ka një rënie të sistemit.
“Që një muaj po pres për një vulë. Tashti më ikë termini në ambasadë. Edhe sot prej mëngjesit jam këtu”, është shprehur ai.
Kurse Isa Baftiu thënë se po pret qe dy orë për ta siguruar vulën apostile para MPJD-së.