Nis takimi mes Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit, i pranishëm edhe Lutfi Haziri

Kandidatja për presidente Vjosa Osmani sapo ka filluar takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Pjesëmarrës në takim, është edhe nënkryetari Lutfi Haziri, shkruan IndeksOnline.
Në këtë takim pritet të diskutohet për postin e presidentes me pretendenten Osmani dhe për qëndrimin e saj karshi LDK-së, Vetëvendosjes dhe opozitës.

Ndërsa Osmani është e shoqëruar me këshilltaren, Learta Hollaj.

LDK-ja po kërkon që presidenti i ri i Kosovës të jetë i paanshëm në raport me subjektet politike.
Vjosa Osmani pasi ishte ndarë nga LDK-ja, në zgjedhjet e fundit ka garuar në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje./IndeksOnline/
