Taylor Swift nesër do të lansoj projektin e ri

Taylor Swift së shpejti do të publikoi projektin e ri muzikor.
31 vjeçarja ka zbuluar se kënga do të titullohet “You All Over Me” transmeton Indeksonline.
Duke postuar në lidhje me pistën në Instagram, Taylor shkroi: “Tung. Doja t’ju njoftoj se kënga e parë “From the Vault” do të publikohet nesër. Kënga quhet You All Over Me.
Ajo njoftoi që nga viti 2019 se do të punoi fuqishëm për krijimin e hiteve të mëdha.
“Ky proces ka qenë më përmbushës dhe emocional sesa mund ta kisha imagjinuar dhe më ka bërë edhe më të vendosur për të ri-regjistruar të gjithë muzikën time”, shtoi ajo./Indeksonline/