75 Mall Live Search
23:14 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / Blerim

Rashica thotë që s’ka festë sonte: Na pret ndeshja me Suedinë!

Milot Rashica bëri paraqitje të mrekullueshme në fitoren e Kosovës ndaj Lituanisë.

Kombëtarja e Kosovës shënoi fitore të thellë 4 me 0 në miqësore ndaj Lituanië në ‘Fadil Vokrri’ – Prishtinë, shkruan IndeksOnline

Për SuperSport, ylli i Werder Bremen tha se ndeshja me Suedinë është më e rëndësishme dhe sonte s’do të ketë festë.

“Nuk kemi kohë të gëzohemi, duhet të përqendrohemi në ndeshjen ndaj Suedisë”, ka thënë Rashica.

Miloti sonte bëri një asist në golin e shënuar nga Vedat Muriqi./IndeksOnline/