75 Mall Live Search
23:54 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / Blerim

Challandes dha lajmin e keq, ky mbrojtës do të mungoj ndaj Suedisë

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Ibrahim Dresevic bëri një paraqitje fantastike në fitoren e ‘Dardanëve’ 4 me 0 ndaj Lituanisë.

Lojtari i Heernveen bëri lojë të mirë, dhe së bashku me Mërgim Vojvodën në qendër të mbrojtës, mbanë portën e paprekur, shkruan IndeksOnline

Por pas ndeshjes, trajneri Bernard Challandes dha një lajm të keq për të gjithë tifozët.

Ai tha se Ibrahim Dresevic do të mungoj ndaj Suedisë për shkak të suspendimit.

Kartonët e marrë në UEFA Nations League dhe në ndeshjet kualifikuese në EURO 21, llogariten edhe në para-kualifikimet për Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

Kujtojmë që përveç Dresevic, te Kosova do të mungoj edhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani./IndeksOnline/