75 Mall Live Search
20:31 / E Enjte, 25 Mars 2021 / OSH

Merret vendimi: Askush nuk mund të hyjë në Gjermani pa test negativ për Covid-19

Personat që udhëtojnë me linja ajrore për në Gjermani duhet t’i nënshtrohen testit të COVID-19, sipas një rregulloreje që hyn në fuqi në mesnatën e së dielës, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

“Ky njoftim po bëhet tani në mënyrë që linjat ajrore dhe pasagjerët të kenë kohë për t’u përgatitur për kërkesën e re”, sqaroi ministria.

Gjermania po përpiqet të frenojë një valë të rëndë të tretë të infektimeve me COVID-19, e drejtuar kryesisht nga variantet më të reja dhe më të transmetueshme të sëmundjes./Atsh