75 Mall Live Search
21:34 / E Enjte, 25 Mars 2021 / OSH

Latifi për shndërrimin e hamamit osman në muze të Sulltanit: Komuna e Prishtinës sot pshtyu mbi identitetin kombëtar

Analisti i njohur kosovar, Blerim Latifi ka kundërshtuar fuqishëm veprimin e Komunës së Prishtinës për të shndërruar gërmadhën e hamamit osman në muze të Sulltan Mehmetit II.

Latifi shkruan se Sulltan Mehmeti II ka qenë armiku numër një i heroit kombëtar, Skënderbeu, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Blerim Latifit:

Komuna e Prishtinës kurrë nuk pati pare për t’ia ngritur një shtatore në kryeqytetin e Kosovës Adem Jasharit. Kurrë nuk pati pare për ta ndërtuar një muze të viktimave të gjenocidit serb mbi shqiptarët gjatë shekullit XX. Por, sot, e pamë se Komuna e Prishtinës paska pare që gërmadhën e hamamit osman të Prishtinës me e shndërru në Muze të Sulltan Mehmetit II, armikut numër një të Skënderbeut, sulltanit që për tridhjetë vjet shkretoi tokat e shfarosi pothuajse gjysmën e popullatës shqiptare, gjatë rezistencës antiosmane midis viteve 1451- 1481. Kjo nuk është thjesht turp. Është pshtymje mbi identitetin dhe vuajtjet tona kombëtare.