Caktohet gjyqtari për ndeshjen Kosova – Suedia

Kosova fazën parakualifikues për kupën e botës “Katari 2022”, e nis këtë të diel përballë Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
UEFA-ja për këtë takim ka deleguar gjyqtarët e ndeshjes dhe bilbili kryesor i është besuar hungarezii Tamas Bognar, me asistentët Balazs Buzas dhe Peter Kobor.
Ndërsa, gjyqtari i katërt i këtij takimi do të jetë Ferenc Karako.

Sfida në fjalë do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45. Kurse, tri ditë me vonë Kosova do të udhëtojë për në Sevilla, aty ku do të ndeshet me Spanjën.