Tre vjet nga arrestimi i Marko Gjuriq!

Tre vjet më parë Policia e Kosovës arrestoi zyrtarin e Qeverisë Serbe, Marko Gjuriq në Mitrovicën e Veriut.

Pas arrestimit, Gjuriq u dërgua në Stacionin e Policisë në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Ai ishte arrestuar pasi kishte hyrë ilegalisht dhe nuk kishte marr leje nga Qeveria e Kosovës.

Për disa orë Marko Gjuriq ishte mbajtur në stacionin e policisë në Prishtinë, për t’u dëbuar më pas nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare të Merdarës, ku ju dorëzua autoriteteve të Serbisë./Indeksonline/