Evropa premton 650 mijë vaksina “Pfizer” gjatë prillit në Ballkan

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka premtuar prapë se Evropa do t’i ndihmojë Ballkanit Perëndimor me vaksinimin anti-COVID.
Nëpërmjet bisedave telefonike me liderët e Ballkanit, ajo ka njoftuar se 650 mijë doza të vaksinës së “Pfizerit” do të dorëzohen në gjysmën e dytë të muajit prill në shtetet e Ballkanit.
Nëpërmjet Twitterit ajo ka konfirmuar bisedat telefonike me liderët e Bosnjës, Shqipërisë dhe të Malit të Zi.
Ajo njoftoi se “Evropa do të qëndrojë pranë partnerëve në Ballkanin Perëndimor”.
“Diskutova me Edi Ramën për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Evropian, për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do ta kapërcejmë pandeminë”, ka thënë ajo për bisedën me kryeministrin e Shqipërisë.
Kurse, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të shtunën ka njoftuar se ka marrë konfirmimin nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen se 651 mijë vaksina Pfizer shumë shpejt do të vijnë në rajon.
Këtë lajm e bëri të ditur Rama përmes një shkrimi në Facebook, shkruan IndeksOnline.
“Një LAJM I MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian
Më në fund
*në zyrat e Bashkisë Krujë”, tha ai./IndeksOnline/