Kosovë – Suedi | Mobilizohet Policia, bllokohen rrugët që çojnë te stadiumi ‘Fadil Vokrri’

Sot me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, duel ky në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të Katarit.
Ky takim luhet në ‘Fadil Vokrri’, ku Kombëtarja jonë vjen nga një fitore ndaj Lituanisë 4:0 në miqësore, shkruan IndeksOnline

Për këtë ndeshje është mobilizuar edhe Policia e Kosovës, të cilët po ruajnë rendin e qetësin qysh në orët e para të mëngjesit.
Madje, rrugët që çojnë të stadiumi janë të bllokuar për vetura.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vet Policia e Kosovës:
“Bllokimet dhe kufizimet në zonën përreth Stadiumit do të bëhen, bazuar në vendimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike. Plani në fjalë do të fillojë të implementohet nesër prej orës 07:00, deri në përfundim të ndeshjes, ku do të ndërpritet qarkullimi dhe ndalohet parkimi i të gjitha automjeteve në rrugët: ‘Enver Zymberi’ dhe ‘Rinia’”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e djeshëm të policisë.

